Flash

Vrαnë shqiptarin në Athinë, "Skuadra L" dilte edhe në videoklipe

Lapsi.al 24 February 2023
Vrαnë shqiptarin në Athinë, "Skuadra L" dilte

Dalin detaje të reja në lidhje me vrαsjen aksidentale të shqiptarit në Nea Ionia të Atikës në Greqi. Pëllumb Islami, 39 vjeç, i cili punonte si hidraulik në Greqi u qëllua në kafene duke parë një ndeshje të Champions League. Ai u kap nga një plumb për shkak të një sherri që kishte nisur në një zonë VIP të lokalit ku u përplasën 7 shqiptarë të njohur për policinë si truproja, por me emrin famëkeq “Skuadra L”.

Mediat greke shkruajnë se 5 janë identifikuar. Ata ndodhen ende në Greqi dhe nuk ka asnjë raport se kanë tentuar të kalojnë kufirin, për t’u kthyer në atdhe. Sipas informacioneve, grupi, pas të shtënave, është arratisur me xhipin luksoz ngjyrë argjendi dhe një mjet tjetër.

LEXO EDHE: “Grupi L”/ Kush është banda që qëndron pas vrαsjes së shqiptarit në Athinë

Të dhënat e "Skuadra L" tashmë janë të njohura për autoritetet. Policia ka ndaj tyre një dosje për shumë çështje penale. Sakaq përveç aktiviteteve kriminale, kjo organizatë promovonte jetën e luksin edhe në rrjete sociale. Ata kanë postuar në YouTube një videoklip në vitet 2013-2014 , me shprehjet “Dikush duhet të shkojë” (video poshtë). ©LAPSI.al

Të këshilluara

11 raste të reja me Covid në Shqipëri

11 persona kanë rezultuar pozitivë me pozitivë me COVID 19, pas 409 testimeve të kryera. Qytetarët e infektuar ndodhen në këto Bashki: 5 në Tiranë, 2 në Pograde...

18:54

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI