Flash

SHBA ashpërson gjuhën ndaj Rusisë: Ka kryer κrime kundër njerëzimit të Ukrainë

Lapsi.al 18 February 2023
SHBA ashpërson gjuhën ndaj Rusisë: Ka kryer κrime

Zv/presidentja e SHBA-së Kamala Harris përcaktoi zyrtarisht se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë. Numri dy i Shtëpisë së Bardhë akuzoi ushtrinë dhe autoritetet ruse se kanë kryer akte të tmerrshme, vrasje, torture dhe përdhunime gjatë luftës në Ukrainë. Harris shtoi se autorët e tyre do të mbajnë përgjegjësi.

OKB-ja i përkufizon krimet kundër njerëzimit si sulme të përhapura ose sistematik ndaj një popullsie të caktuar civile. Ndërkohë që Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë shënjestruar civilët gjatë pushtimit të saj në Ukrainë. Kjo nisi më 24 shkurt.

“Në rastin e veprimeve të Rusisë në Ukrainë, ne kemi shqyrtuar provat. Sipas standardeve ligjore dhe nuk ka dyshim, këto janë krime kundër njerëzimit”, tha në konferencë Harris.

Ajo përmendi mizoritë barbare dhe çnjerëzore gjatë luftës në Ukrainë, duke përfshirë shumë trupa të gjetur në Bucha dhe Mariupol. Janë 15 krime mes tyre vrasja, skllavërimi, tortura, përdhunimi dhe dëbimi. Krimet kundër njerëzimit gjykohen në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, por ajo nuk ka kompetenca për të arrestuar të dyshuarit dhe mund të ushtrojë juridiksion vetëm brenda vendeve që kanë nënshkruar marrëveshjen për ngritjen e kësaj gjykate.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI