Flash

Prostιtucion në një qendër masazhi në Tiranë, në pranga 2 punonjëset

Lapsi.al 11 January 2023
Prostιtucion në një qendër masazhi në Tiranë,

Dy vajza janë vënë në pranga pasi shpërdoruan një qendër masazhi për të ushtruar prostitucionin. Në kërkim është shpallur edhe administratori i qendrës së masazhit.

Blutë njoftojnë se në pranga kanë rënë shtetaset K. H., 28 vjeçe dhe D. L., 20 vjeçe, të dy banuese në Tiranë. Po ashtu u sekuestruan 60 500 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

“Tiranë/Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i shfrytëzimit të qendrave të masazheve, për ushtrim të prostitucionit.

Vihen në pranga 2 shtetase, si dhe shpallet në kërkim administratori i kësaj qendre masazhi. Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, si rezultat i hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Extra", arrestuan në flagrancë shtetaset:

- K. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit";

- D. L., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Prostitucioni".

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi K. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një qendre masazhesh. Vijon puna për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në qendrën e masazheve, në Unazë të Re, që menaxhohej nga 23-vjeçari, u konstatua se shtetasja K. H. (motra e shtetasit K. H.), shfrytëzonte për prostitucion, një punonjëse në këtë qendër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 500 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”- njoftimi i policisë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI