Flash

Arrestohet 22-vjeçari në Shkodër, kapet me pistoletë

Lapsi.al 10 January 2023
Arrestohet 22-vjeçari në Shkodër, kapet me pistoletë

Një 22-vjeçar i armatosur me pistoletë është arrestuar nga policia e Shkodrës mbrëmjen e djeshme, në rrugët e qytetit. Në kuadër të operacionit “Kontingjenti” është arrestuar shtetasi B. C., 22 vjeç, i cili qarkullonte me një armë pistoletë në brez.

Në lagjen “Liria”, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi T. P. dhe ku ishte pasagjer shtetasi B. C. Shtetasi T. P. braktisi automjetin dhe duke përfituar nga errësira, mundi t’i shmanget shërbimeve të Policisë.

Ndërkaq, gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj shtetasit B. C. dhe në automjet, shërbimet e Policisë gjetën në çantën e 22-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë, ndërsa në automjet gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI