Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet për vrαsjen e Jetlira Elezit nga bashkëjetuesi i saj, Ramiz Mici. Ngjarja ndodhi në muajin korrik të vitit të kaluar në banesën ku çifti jetonte me qera. Prokuroria njoftoi se ka depozituar në gjykatë kërkesën për gjykimin e çështjes.
Sipas hetimeve, Ramiz Mici e ka qëlluar Elezin me thikë në pjesën e kraharorit. Ai do të përballet tashmë në gjyq me akuzën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i K.Penal. Aktualisht ai ndodhet i arrestuar dhe po qëndron nën masën e sigurimit “Arrest në burg”.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës së 30 korrikut 2022. Krimi i rëndë dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie. Të dy bashkëjetuesit kishin qenë të martuar më herët dhe kishin fëmijë nga këto martesa.
Bashkë me çiftin jetonte edhe vajza e viktimës.. Ajo ishte larguar vetëm pak ditë para ngjarjes pranë të atit. Ndërsa fëmijët e autorit jetonin me të ëmën e tyre. ©LAPSI.al
LEXO EDHE: Arrestohet 37-vjeçari Mici, që vrau gruan me të cilën bashkëjetonte