Flash

Kulisat/ Pse i përjashtoi Alibeaj katër deputetët nga grupi i PD

Lapsi.al 10 January 2023
Kulisat/ Pse i përjashtoi Alibeaj katër deputetët nga grupi i PD

Në një vendim të shpërndarë nga grupi parlamentar i PD, i drejtuar Enkelejd Alibeaj, u njoftua vendimi për përjashtimin nga grupi parlamentar i katër deputetëve që ishin pezulluar nga PD më 11 janar 2022. Konkretisht: "Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023." - thuhej në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Ndërsa sipas njoftimit, akti u ndërmorr pasi ka përfunduar afati (i thënë sot) 1-vjeçar për distancimin publik nga aktet e dhunës në PD më 8 janar të vitit të shkuar, burime për Lapsi.al nga brenda PD-së bëjnë me dije se në partinë opozitare po luhet një lojë tjetër.

Sipas burimit, arsyeja pse deputetët e rreshtuar krah Berishës u përjashtuan është pasi Enkelejd Alibeajt i rrezikohet pozicioni si kryetar i grupit parlamentar. Kjo, sipas burimit, pasi në grupimin e Alibeajt ka nisur një lëvizje për të shkarkuar atë si kryetar të grupit parlamentar.

Ndërsa Alibeaj tashmë po rrezikohet edhe nga të vetët, bashkimi i votave me grupin e Sali Berishës, do të siguronte shkarkimin e tij. Pra kjo është arsyeja pse Alibeaj nxitoi të vepronte me përjashtime të deputetëve që ishin me statusin e "të pezulluarve", dhe jo mungesa e distancimit nga sulmi i vitit të shkuar tek selia blu.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Goditet banda e mashtruesve në Tiranë

Policia e Shtetit ka goditur një grup kriminal të akuzuar për mashtrim më shumë se një herë në Tiranë, duke arrestuar tre persona dhe shpallur në kërkim dy të t...

14:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI