Flash

Mediat greke dhanë alarmin që 1 ditë para: Është porositur një vrαsje

Lapsi.al 19 December 2022
Mediat greke dhanë alarmin që 1 ditë para: Është

Mediat greke thonë se atentati që u mori jetën 2 shqiptarëve në Athinë ishte një vrasje e paralajmëruar. Blogu “Edolio5” raportoi 1 ditë para ngjarjes se kishte marrë një informacion për përgatitjen e një eliminimi të bujshëm.

“Informacioni na vjen nga një njohës i thellë i realitetit të natës. Nga pozicioni i tij ai di detaje të asaj që të tjerët mësojnë sapo ndodhin ngjarjet. Sipas këtij informacioni ai ka zbuluar dialogë të rëndësishëm që çojnë në planifikimin e vrasjes së një emri kryesor të "jetës së natës".

Një tentativë në të kaluarën ndaj këtij personi ka rezultuar e pasuksesshme për “arsye teknike”. Duket se tani që “dizajni i ri” nuk i pranon gabimet e së shkuarës! Sipas të njëjtave informacione, kjo “kontratë” konsiderohet si një nga më të shtrenjtat që ka ekzistuar deri më sot” – thuhej në shkrimin e publikuar në 17 dhjetor.

Në 18 dhjetor në lagjen Nea Smyrni u vranë 44-vjeçari Armando Organja dhe 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj. Organja "punonte" si “arkëtar” në dyqanet e Smirnës. Ai mblidhte gjobat në emër të Çerçizajt.

“Kjo ishte goditja e njërit prej 2 “koleksionistëve” të grupit që kanë shtrirë tentakulat jo vetëm në Athinë, por në të gjithë Greqinë” – shkruan blogu grek. Ai thotë se kjo është larje hesapesh mes bandash dhe një pjesë e krimeve urdhërohen nga burgjet. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Mediat greke: Vrαsja e dyfishtë në Athinë e lidhur me ekzekutimin në Tiranë

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI