Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Pse hesht opozita për Ahmetajn, Meta: E-mailet ia nxori Rama me të vetët

Lapsi.al 19 December 2022
Pse hesht opozita për Ahmetajn, Meta: E-mailet ia nxori Rama me të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ka folur për çështjen e inceneratorëve dhe e-mailet e publikuara për Arben Ahmetajn. Gjatë një interviste në RTSH, ai u pyet pse opozita po hesht për çështjen e Ahmetajt. Por Meta thotë se nuk është kjo çështja. Sipas tij e-emailet e hoteleve me Mertirin "ia nxori Rama me të vetët.  

“Letrat dhe faktet janë shumë të qarta. Paska dalë një problem me zotin Ahmetajn? Pa asnjë diskutim, (të veprohet) për të gjithë. Nuk është ky problemi ynë. Por që ne të mos shohim apo të mos vëmë gishtin në plagë. Dhe gishti në plagë është Edi Rama kryeministër. Dhe të shohim ato që lëshon Edi Rama me ata të vetët, jo fjeti ky këtu, jo fjeti ai atje. Me ato të merret SPAK” – tha Meta.

Ish-presidenti tha se SPAK po bën drejtësi me regji. Sipas tij ai është vënë në shërbim të partisë në pushtet.

“I kemi të gjitha faktet për shkeljen e ligjit. Është i paralajmëruar nga ministrat, nga drejtorët e agjencive të qeverisë së tij për shkelje të ligjit dhe përsëri është miratuar me imponim, me dhunë. Pra, drejtësinë me regji nuk e pranoj dot.

Ka nevojë PS të shmangë vëmendjen nga diçka? Nxjerr një lajm nga ky institucion i drejtësisë. Ndërkohë rezultati është që Shqipëria e para për korrupsion. Ky është rezultati i reformës në drejtësi? Jemi në kushtet e një mungese totale transparence, paligjshmërie dhe të lulëzimit të korrupsionit. Këtë gjë nuk mund ta mbulojmë me protagonizma nga më të ndryshmet, të kujtdo” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI