Flash

"Do të zhduk dhe ty"/ Ish-i dashuri i Marjetës rrëfeu nga frika vrαsjen e Kurt-Dedës

Lapsi.al 19 December 2022
"Do të zhduk dhe ty"/ Ish-i dashuri i Marjetës rrëfeu

Marjeta Kraja e kishte rrëfyer tek ish-i dashuri i saj se ajo së bashku me djalin dhe një mik të djalit kishin rrëmbyer dhe djegur të gjallë Menduh Kurt-Dedën. Tv Klan raporton se një person i identifikuar si Faik Stojna ka treguar për policinë se Marjeta dhe djali i saj, Besmiri i kishin treguar detaje nga ngjarja e vitit 2017.

“Në vitin 2014 jam njohur me Marjeta Karajn, e cila ka qenë e punësuar si sekretare në një OJF të krijuar me Menduh Kurt-Deda. Mes tyre, ka patur mosmarrëveshje të vazhduueshme në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve të shoqatës.

Me pas, për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve, Marjeta Karaj, ka përfshire djalin e saj Besmir Karaj, i cili, në bashkëpunim me një person tjetër, pasi kanë dhunuar shtetasin Menduh Kurt-Deda i kanë vëne flakën me anë të një mjeti ndezës, çakmak.

Këto fakte unë i kam mësuar mësuar disa kohë më pas nga Besmir Karaj si dhe mamaja e tij shtetasja Marjeta Karaj, me të cilën fillimisht kam patur lidhje intime ndërsa me pas kam patuar mosmarrëveshje lidhur me një borxh” – thuhet në dëshminë e tij.

Hetuesit dyshojnë se frika se mund ta vrisnin edhe atë për borxhin, ka bërë që Stojna t’i drejtohet policisë. Shkak ishin bërë fjalët: “Do të zhduk dhe ty si Mendunë”. Dëshmia e tij e rihapi çështjen. Versioni i dhene nga ish-i dashuri u krahasua me ate te te arrestuarit tjetër, Gazmir Ngotës.

“Marjeta, e acaruar i bërtiste Mendus, duke i thënë prej teje më vdiq vëllai, duhet të më kthesh menjëherë leket, nga ku unë kuptova që Mendui, i kishte lekë borxh Marjetës.

Menduja, i thoshte nuk kam asnjë lekë borxh, dhe vetëm qeshte dhe kjo sjellje e tij ka acaruar Marjeten dhe Besmirin i cili ka filloi që ta qëlloj Mendun, me grushte e shkelme, ku si pasojë ky i fundit është rrëzuar në tokë dhe nuk po ngrihej më pasi ishte moshë e thyer. Besmiri dhe Marjeta u larguan disa metra me tutje, dhe për disa çaste biseduan vetëm për vetëm me njeri tjetrin”, - ka thënë Gazmiri në dëshminë e tij.

Më pas, djali i Marjetës, Besmir Karaj pas urdhrit të mamasë për “ta hequr qafe”, e ka ditur se çfarë e priste, por pavarësisht kësaj, e ka vrarë në mënyrë makabër Menduh Kurtdedën.

“Pas unë jam afruar pranë tyre Besmiri me më tha shprehimisht “sa burg rrezikojmë o Gaz”. Unë i thash, nuk e di shumë kemi për të rrezikuar nëse i ndodh diçka e keqe. Në vijim Besmiri pyeti Marjeten “çfarë të bëjmë” dhe ajo i tha shprehimisht “hiqeni qafe”, sepse nuk i bie njeriu mendja por këtë”, vijon dëshmia e tij. Besmir Karaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI