Flash

Tentoi të vrαsë të riun në Tiranë, vihet në pranga 46-vjeçari

Lapsi.al 16 December 2022
Tentoi të vrαsë të riun në Tiranë, vihet në

Një 46-vjeçar është vënë në pranga. Mësohet se ai tentoi të vriste me armë zjarri një 27-vjeçar. Blutë njofton se Gazment Xhabafti ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në Vaqarr  për shkak të një konflikti për çështje pronësie.

Efektivët kanë gjetur armën e zjarrit pushkë, me fishek në fole, gati për qitje, me të cilën 46-vjeçari ka tentuar të vrasë 27-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Arbana".

Si rezultat i këtij operacioni është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

G. Xh., 46 vjeç, banues në Vaqarr, për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Shtetasi G. Xh. ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin J. M., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Arbanë, për shkak të një konflikti për motive pronësie, në muajin shtator. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, kanë gjetur armën e zjarrit pushkë, me fishek në fole, gati për qitje, me të cilën shtetasi G. Xh. ka tentuar të vrasë 27-vjeçarin.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një silenciator të modifikuar, një palë dylbi dhe një armë gjahu. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.’

Të këshilluara

Zhduket një shtetas boshnjak në Vlorë

Një shtetas boshnjak rezulton i humbur që prej ditës së djeshme në Vlorë. Kanë qenë familjarët e shtetasit boshnjak ata që kanë kallëzuar zhdukjen e tij. Uni...

13:32

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI