Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

8 dhjetori/ Berisha-të rinjve: Vetëm me revolucion shpëton Shqipëria

Lapsi.al 8 December 2022
8 dhjetori/ Berisha-të rinjve: Vetëm me revolucion shpëton

Me rastin e Ditës së Rinisë dhe Lëvizjes së Dhjetorit, Partia Demokratike ka organizuar një sërë aktivitetesh në përkujtim të kësaj date themelore në historinë e saj dhe të Shqipërisë. Në një prej aktiviteteve ka folur dhe kryetari i PD-së Sali Berisha. Ish-kryeministri deklaroi se demokratët janë mbledhur sot, në këtë datë të rëndësishme pasi realizuan me sukses një nga dy misionet e PD-së, shpëtimin e saj. Misioni i dytë është shpëtimi i Shqipërisë, tha Berisha.

"Revolucioni kishte dy qëllime madhore, shpëtimin e PD-së dhe shpëtimin e Shqipërisë. Ju vini krenarë pasi keni realizuar me sukses të plotë misionin e parë. Ju vini më të vendosur se kurrë, më të fuqishëm dhe të motivuar në misionin tuaj të dytë. Shqipëria përballet me pasojat e një pushtimi të brendshëm. A do mund të shpëtoni ju sot Shqipërinë? Ajo është sot shoqëria më e agresuar, më viktimë e mafies shqiptare, rajonale dhe botërore.", tha kryedemokrati.

Kryetari i PD-së shprehu bindjen se demokratët kanë forcën për ta vendosur Shqipërinë në rrugën e integrimit atlantik.

"Jeni një lëvizje që u përball në vitet ’90 me diktaturën staliniste më të egër dhe barbare që Evropa kishte njohur. U përballët me diktaturën komuniste, që bashkëmoshatarët tuaj bashkë me Azem Hajdarin mbushën rrugët e qytetit. Ata të rinj dhe studentë të udhëhequr po nga një njeri, i shndërruar në 24 orë një hero i papërsëritshëm në historinë e lëvizjeve revolucionare, në një lider, e gjunjëzuar diktaturën dhe diktatorin dhe i imponuar vendosjen e pluralizmit politik. Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion. E shpëtojnë ata që e duan, e shpëtojnë ata që i dalin Zot.", shtoi Berisha.

Të këshilluara

Dy shpërthime në veri të Mitrovicës

Dy shpërthime me shok-bomba kanë ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut. Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, i t...

23:09

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI