Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Lubonja: Goditja e Berishës, pasojë e gjuhës të dhunshme së Ramës

Lapsi.al 7 December 2022
Lubonja: Goditja e Berishës, pasojë e gjuhës të dhunshme

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja se sulmi ndaj Berishës është pasojë e gjuhës se përdorur nga kryeministri Edi Rama.

“Duhet një moment reflektimi i politikës për kulturën e dhunës që është gjeneruar politika këto 30 vjet. Mungon marrja e përgjegjësisë për veten, por gjithmonë gjendet një armik që demonizohet nga një krah. Politika bëhet mbi emocione njerëzish dhe jo mbi ide e projekte e interesa të përbashkëta.

Unë e kam provuar vetë një histori të ngjashme. Gjykoj që “fut ujë” ideja që është njeri i infiltruar. Shumë e mençur që dokumentin ja kanë dhënë. Një njeri i infiltruar nga policia duhet të jetë i zoti, i mençur dhe racional. Nuk justifikohet me veprimin që bëri.

Me apo pa raport për mua ai njeri nuk është një njeri normal. Pa dyshim është një njeri i politizuar dhe pa një mendim kritik, si në rastin e militantëve ekstremë. Gjykoj që akti vjen nga gjuha e dhunshme e Ramës. Vrasjet metaforike që ai u bën çdo ditë kundërshtarëve, e realizon një militant i tillë i sëmurë psikik.

Përgjegjësia është e politikës që ka krijuar një politikë të tillë konflikti. Një i sëmurë psikik kishte urrejtje politike ndaj meje. Më shihte në televizion dhe më theu xhamin e makinës.

Në një krah opozita tha “ja kanë bërë me qëllim” sepse sa më shumë të demonizohet aq më mirë është. Ndërsa policia që është me qeverinë e manipuloi ngjarjen edhe tha sa nuk e dinte që ishte makina ime edhe pse familjarët e tij thonin të kundërtën”, - tha Lubonja në emisionin “Open” në News 24.

Sipas Lubonjës Rama përbën një rrezik dhe se ka përshkallëzuar dhunën dhe kapjen e shtetit dhe rrezikimit të jetëve të njerëzve.

“Unë pajtohem me idenë që Rama përbën një rrezik. Ka përshkallëzuar dhunën dhe kapjen e shtetit dhe rrezikimit të jetëve tona. Ajo që ndodhi me Hysenbelliun të dielën ishte një tregues i asaj.

Nuk është thjesht shprehje e gjuhës së urrejtjes së urrejtjes së tij. Përshkallëzimi është që ka ardhur koha për veprime. Nuk është në stilin e Ramës ky lloj përshkallëzimi, me këtë njeriun që gjuan me grusht atje. Ky ishte një bumerang për Ramën që kjo ngjarje ndodhi në ditën e samitit”, - tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Dy shpërthime në veri të Mitrovicës

Dy shpërthime me shok-bomba kanë ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut. Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, i t...

23:09

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI