Flash

Dosja/ Polici i burgjeve pagoi 3500 €‎ për të eliminuar 2 të dënuar

Lapsi.al 4 October 2022
Dosja/ Polici i burgjeve pagoi 3500 €‎ për të eliminuar 2

Dalin detaje të reja nga dosja e policisë së Durrësit që çoi në pranga një rrjet kriminal të akuzuar për disa ngjarje të rënda në Durrës dhe Tiranë. 15 persona u vunë në pranga ndërsa u shpallën në kërkim 5 të tjerë.

Sipas detajeve ata ishin përfshirë në një sërë vrasjesh me pagesë dhe eliminimesh. Në pranga ka rënë edhe një Flamur Bejko, punonjës i policisë së burgjeve. Ai akuzohet se ka paguar për vrasjen e 2 personave të identifikuar me inicialet S.Z dhe I.H.

Pikënisja e hetimeve ishte dëshmia e dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj. Ata u morën peng disa net më parë në autostradën Durrës – Tiranë. Rastësia që përballë doli një patrullë policie shpëtoi 2 vëllezërit. Pasi pengmarrësit u larguan me shpejtësi, Indriti dhe Gentiani pranuan të rrëfenin gjithçka për policinë.

Kështu vëllezërit Beqiraj janë paguar paraprakisht me shumën 3500 euro nga polici i burgjeve. Ata kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngjarjeje që do të kishte pasoja fatale. Ata kanë siguruar 4 kg eksploziv për hedhjen në erë të një ndërtese në Durrës si dhe një armë zjarri automatik. Sipas të njëjtave burime, shënjestra e tyre, S.Z dhe I.H janë të dy të dënuar për çështje droge.

Flamur Bejko ka qenë gardian në burgun e Durrësit. Ai fuste drogën në ambientet e burgut për llogari të dy të dënuarve. Mësohet se këta nuk i kanë dhënë lekët e futjes të drogës në burg dhe kur kanë dalë jashtë ai ka vijuar t’u kërkojë paratë.

Dy të dënuarit e kanë dhunuar fizikisht gardianin. Për këtë shkak ai ka dashur të hakmerret duke kontraktuar vrasës me pagesë për ekzekutimin e S.Z dhe I.H. Arma dhe paratë janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Nesër nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane

Ditën e nesërme do të nisin aplikimet për lotarinë amerikane. Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të bëjnë realitet “ëndrrën amerikane”, mund të aplikojnë për...

19:07

Kosova, Vuçiç: Serbisë po i bëhet presion

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se zhvillimet gjeopolitike kohëve të fundit e kanë vendosur në një pozicion të vështirë Serbinë dhe sipas tij, p...

16:51

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI