Flash

Trafiku i klandestinëve, arrestohet i riu në Himarë

Lapsi.al 4 October 2022
Trafiku i klandestinëve, arrestohet i riu në Himarë

Një 22-vjeçar është kapur në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në Himarë. Pasi u pikas nga Policia, i riu ka tentuar të largohet, por aventura e tij nuk ka zgjatur shumë. I arrestuari, i identifikuar me inicialet E. Gj iu sekuestrua makina me të cilën po transportonte klandestinët, ndërsa tani do të përballet me drejtësinë.

Njoftimi i Policisë:

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 22-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Five”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi E. Gj., 22 vjeç, banues në Delvinë.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor Qeparo–Kudhës, shërbimet e Policisë i kanë bërë shënjë për ndalim shtetasit E. Gj., por ai nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm dhe është larguar. Pas ndjekjes nga Policia u bë munduar kapja dhe arrestimi i shtetasit E. Gj., si dhe u sekuestrua automjeti me të cilin ai po transportonte emigrantët, kundrejt fitimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Nesër nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane

Ditën e nesërme do të nisin aplikimet për lotarinë amerikane. Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të bëjnë realitet “ëndrrën amerikane”, mund të aplikojnë për...

19:07

Kosova, Vuçiç: Serbisë po i bëhet presion

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se zhvillimet gjeopolitike kohëve të fundit e kanë vendosur në një pozicion të vështirë Serbinë dhe sipas tij, p...

16:51

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI