Flash

Banka Botërore: Shqipëria vendi me rritjen më të vogël ekonomike në rajon për dy vitet e ardhshme

Lapsi.al 4 October 2022
Banka Botërore: Shqipëria vendi me rritjen më të vogël

Banka Botërore vlerëson se kriza e çmimeve do të reflektohet më tepër në ekonominë shqiptare në dy vitet në vijim. Në raportin e fundit është lënë i pandryshuar niveli i rritjes ekonomike për këtë vit ndërsa për vitin e ardhshëm është rishikuar me ulje prej 1.2%.

Në projeksionet e vjeshtës Banka Botërore thekson se lufta Rusi-Ukrainë po jep goditje të forta në zinxhirin tregtar midis vendeve duke rritur ndjeshëm çmimin e energjisë dhe të ushqimeve.

Shqipëria rezulton se është një ndër vendet që do të ketë nivelin më të ulët të ecurisë ekonomike nëse e krahasojmë me vendet e tjera të rajonit. Për vitin 2023 rritja ekonomike do të jetë vetëm 2.3% duke u renditur pas Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Banka Botërore thekson se kriza e paprecedentë e çmimeve mbart pasoja si për konsumatorët ashtu edhe për qeveritë duke kufizuar përballueshmerinë fiskale; produktivitetin e firmave; dhe mirëqenien e familjeve.

Në raport Banka Botërore sugjeron që qeveritë të ndërhyjnë përmes politikave të mbështetjes për të garantuar një minimum të të ardhurave, për të mbrojtur individët dhe familjet nga goditjet me efekte negative.

Rritja ekonomike në Rajon për 2023

Shqipëria 2.3 %

Maqedonia e Veriut 2.7%

Serbia 2.7%

Mal i Zi 3.4%

Kosova 3.7%

Të këshilluara

Nesër nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane

Ditën e nesërme do të nisin aplikimet për lotarinë amerikane. Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të bëjnë realitet “ëndrrën amerikane”, mund të aplikojnë për...

19:07

Kosova, Vuçiç: Serbisë po i bëhet presion

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se zhvillimet gjeopolitike kohëve të fundit e kanë vendosur në një pozicion të vështirë Serbinë dhe sipas tij, p...

16:51

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI