Flash

Stoltenberg: NATO duhet të sigurojë që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës

Lapsi.al 8 March 2022
Stoltenberg: NATO duhet të sigurojë që konflikti të mos

NATO ka përgjegjësinë për të siguruar që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës”, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, shkruan CNN.

Gjatë një konference për shtyp me presidentin letonez Egils Levits të martën, Stoltenberg vuri në dukje se situata në Ukrainë është e tmerrshme.

“Ne kemi përgjegjësinë për të siguruar që konflikti të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës. Kjo do të ishte edhe më e rrezikshme, shkatërruese dhe akoma më vdekjeprurëse. Situata mund të dalë jashtë kontrollit”, tha Stoltenberg.

Në përgjigje të situatës, NATO ka forcuar praninë e trupave të saj në pjesën lindore të aleancës, shtoi Stoltenberg.

“Ne kemi 130 avionë në gatishmëri të lartë. Mbi 200 anije në Mesdhe dhe 1000 trupa shtesë në rajon,” tha shefi i NATO-s.

NATO do të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj”, tha Stoltenberg.

Deri më tani, NATO ka refuzuar të përfshihet drejtpërdrejt në konflikt,  duke përfshirë krijimin e një zone të ndalim-fluturimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI