Flash

Kushtet e Kremlinit që të ndalë lufta/ Zelensky: Mund të bëjmë kompromis për rajonin e Donbas-it

Lapsi.al 8 March 2022
Kushtet e Kremlinit që të ndalë lufta/ Zelensky: Mund të

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili këtë mëngjes paralajmëroi një skenar të luftës botërore duke argumentuar se Rusia nuk do të ndalet vetëm te Ukraina, ka deklaruar se për hir të paqes është i gatshëm për dialog. Zelensky ka dalë në një intervistë për mediat e huaja ku ka thënë se po mendon mundësinë e bërjes së kompromisit për çështjen e Krimesë dhe rajonin e Donbas-it. Në një intervistë për Abc News, Zelensky tha se ishte i hapur për dialog, por se nuk është i përgatitur të dorëzohet.

“Ne mund të bëjmë kompromis për mënyrën sesi do të vazhdojë jeta në këto zona.Për mua, gjëja më e rëndësishme është se si do të jetojnë njerëzit në këto zona që duan të jenë pjesë e Ukrainës… Kështu që çështja është më e ndërlikuar sesa thjesht njohja,” tha Zelensky, duke shtuar se po flasin për zona që vetëm Rusia dhe askush tjetër nuk i ka njohur.

Luftimet në Ukrainë vijojnë prej 13 ditës tashmë. Rusia ka bombarduar disa qytete kryesore, si Kievi dhe Kharkivi, ku mbeti e shkatërruar edhe konsullata e nderit e Shqipërisë aty. Gjithashtu, luftime zhvillohen edhe në qytete të tjera të vendit, sidomos në jug, ku rusët kërkojnë të marrin portin kryesor, në Odessa.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI