Flash

Nis raundi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

Lapsi.al 7 March 2022
Nis raundi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

Raundi i tretë i bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë ka nisur në Bjellorusi, njoftoi agjencia shtetërore e mediave Rusia 24. Vendndodhja nuk është bërë e ditur, ndërsa raundi i parë i bisedimeve, më 28 shkurt dhe i dyti më 3 mars, të dyja u zhvilluan në Bjellorusi.

Ndërkohë, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba do të takohen të enjten në Antalia të Turqisë, sipas ministrisë së jashtme ruse, ndërsa ende nuk është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Delegacioni ukrainas ka preferuar që të paraqitet sërish me veshje praktike në ngjyrë ushtarake, ndërsa delegacioni rus me kostume serioze.

Zyrtarët ukrainas duan të tregojnë se të gjithë janë kthyer në ushtarë për të mbrojtur vendin e tyre nga sulmi rus. Ata gjithashtu ‘rrëfejnë’ përmes veshjes, se janë praktikë, duke mos pasur kohë që të kujdesen për pamjen e tyre të jashtme, ndërsa dhjetëra bashkëkombës të tyre po vriten e mijëra po largohen.

Në raundin e dytë të bisedimeve, Rusia dhe Ukraina, ranë dakord të krijojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve dhe për dërgesat e ushqimit dhe ilaçeve.

Edhe pse u ra dakord për një armëpushim për të evakuuar civilët, kjo gjë nuk ndodhi.

Kurse në raundin e parë, i cili u zhvillua në rajonin Gomel të Bjellorusisë, pas bisedimeve pesë orëshe, delegacionet ranë dakord për të mbajtur një raund të dytë të bisedimeve me qëllimin për të arritur një armëpushim së shpejti.

Vladimir Medinsky, këshilltar i presidentit rus tha se ata diskutuan të gjitha pikat e rendit të ditës një nga një, duke theksuar se, “gjetën disa pika që mund t’i parashikojmë në qëndrime të përbashkëta”.

Takimi i dytë u duk se e krisi sadopak akullin e trashë të krijuar mes dy vendeve, pasi zyrtarët e dy palëve shtrënguan duart, por nuk dihet se ç’do të ndodhë sot dhe çfarë vendimesh do të merren.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI