Flash

Luftime të ashpra rreth Kievit/ Forcat ruse ofensivë në disa zona për të avancuar drejt kreqytetit

Lapsi.al 7 March 2022
Luftime të ashpra rreth Kievit/ Forcat ruse ofensivë në disa zona

Ka pasur luftime të ashpra herët të hënën në një zonë të gjerë nga veriu në perëndim të Kievit, sipas zyrtarëve ukrainas dhe përmbajtjes së mediave sociale.

Forcat ruse duket se kanë shkuar në ofensivë në disa zona për të shtyrë drejt kryeqytetit ukrainas.

“Me tërbim ekstrem, armiku shkatërron Buçën, Hostomelin, Vorzelin, Irpin. Ata vrasin qëllimisht civilë”, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko.

Raporte të shumta flasin për zjarr të fortë në të katër qarqet të hënën, ndërsa civilët vazhdojnë të ikin nga luftimet.

“Ne po bëjmë gjithçka në kryeqytet për të mbështetur qytetin, për të krijuar një rezervë me ushqime, ilaçe, mallra thelbësore. Ne shpërndajmë dhe ofrojmë ndihma për ata që kanë më shumë nevojë sot. Ndihma humanitare u dërgua edhe në Chernihiv [një qytet në veri e Kievit]”, shtoi Klitschko.

“Ne po përpiqemi ta dorëzojmë në Bucha dhe Hostomel. Ne po formojmë ngarkesa humanitare për disa qytete të tjera. Kryeqyteti po përgatitet për mbrojtje. Unë u kërkoj të gjithë banorëve të Kievit të ruajnë qetësinë, të qëndrojnë në shtëpi ose — në rast alarmi — në strehimore.”

Kryetari i bashkisë së Hostomel, Yuriy Prylypko, u vra ndërsa “u shpërndante bukë të uriturve dhe ilaçe të sëmurëve, duke ngushëlluar të dëshpëruarit”, sipas faqes së qytetit në Facebook. Dy të tjerë me të u vranë gjithashtu.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI