Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Anglia kritikon Putinin: Po luan me zjarrin, je duke rrezikuar Europën

Lapsi.al 4 March 2022
Anglia kritikon Putinin: Po luan me zjarrin, je duke rrezikuar Europën

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace vlerësoi sot se presidenti rus, Vladimir Putin, po luan me zjarrin pas sulmit të forcave ruse në centralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore dhe i kërkoi atij të ndalonte shenjëstrimin e objekteve të tilla.

“Ne i bëjmë thirrje presidentit rus në termat më të fortë të mundshëm që të ndalojë plotësisht sulmet ndaj objekteve si ky, pasi është jashtëzakonisht i rrezikshëm,” tha Wallace gjatë një konference për shtyp në Kopenhagë.

“Lufta nuk është e rrezikshme vetëm për Ukrainën dhe Rusinë, është e rrezikshme për Evropën, ai po luan me zjarrin. Veprimet e tij shkojnë përtej çdo logjike,” tha sekretari i mbrojtjes në Angli.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI