Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Sulmi në centralin bërthamor, Zelensky: Mund të ishte si gjashtë Çernobilë

Lapsi.al 4 March 2022
Sulmi në centralin bërthamor, Zelensky: Mund të ishte si

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka deklaruar se sulmi rus në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya mund të ishte aq shkatërrues sa “gjashtë Çernobilë”, shkruan BBC

“Qytetarë të Ukrainës! Ne i mbijetuam një nate që mund të kishte ndaluar rrjedhën e historisë – historinë e  Ukrainës dhe historinë e Europës.”

Ai tha se Rusia ishte e vetëdijshme për sulmin që shkaktoi duke e cilësuar  një akt terrorizmi që nuk është parë dhe dëgjuar kurrë më parë.

“Si është e mundur diçka e tillë? A nuk  luftuam së bashku për pasojat e katastrofës së Çernobilit në 1986?”

Ju bëj thirrje të gjithëve të protestojnë dhe ti thoni qeverisë tuaj se ju dëshironi të jetoni”.

Zelensky gjithashtu tha se është në kontakt të vazhdueshëm  me liderët botërorë, të cilët ishin të tronditur nga ngjarjet e fundit. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për bllokimin e hapësirës ajrore të Ukrainës dhe vendosjen e sanksioneve kundër një shteti terrorist.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI