Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Shuhet zjarri në centralin bërthamor pas sulmit nga forcat ruse/ Zelensky: Europa të zgjohet

Lapsi.al 4 March 2022
Shuhet zjarri në centralin bërthamor pas sulmit nga forcat ruse/
Forcat ruse kanë sulmuar centralin bërthamor Zhaporizhia, centralin më të madh bërthamor në Europë. Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar se pas sulmit ushtria ruse ka marrë nën kontroll centralin. Në një postim në Facebook, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi trupat ruse për kryerjen e një “sulmi terrorist” duke qëlluar qëllimisht në termocentralin për të rrezikuar jetën e miliona njerëzve. Zelensky akuzoi Rusinë për gjuajtje të qëllimshme në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, pasi një zjarr shpërtheu në objekt pas granatimeve të rënda nga forcat ruse. “Ka 15 reaktorë bërthamorë në Ukrainë. Nëse njëri prej tyre shpërthen, ky është fundi për të gjithë, ky është fundi i Evropës. E gjithë Evropa do të duhet të evakuohet,” tha ai. Pas sulmit nga forcat ruse, zjarri në centralin bërthamor të Zaporizhia u shua në orën 6:20 të mëngjesit, rreth një orë pasi zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje. Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave në Ukrainë, zjarri ka rënë në një objekt që shërbente për trajnime dhe deri tani nuk është vënë re ngritje e nivelit të rrezatimit përreth.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI