Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Zelenksy paralajmëron: Pas Ukrainës, janë këto 3 vende që do të sulmohen nga Rusia

Lapsi.al 3 March 2022
Zelenksy paralajmëron: Pas Ukrainës, janë këto 3 vende

Presidenti i Ukrainës Zelensky paralajmëron se pas Ukrainës e kanë rradhën të sulmohen vendet Baltike.

Zelensky ka dhënë një konferencë shtypi, ku i bëri thirrje Perëndimit që t’i dërgojë avionë luftarakë.

“Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt [të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë], atëherë më jepni aeroplanë. Nëse nuk jemi më atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës.” - u shpreh Presidenti ukrainas.

Këto vende janë pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s, që do të thotë se nëse Rusia do të pushtonte një të tillë, do të ishte në luftë me të gjithë anëtarët.

Të këshilluara

Franca sekuestron jahtin e oligarkut rus

Autoritetet franceze kanë sekuestruar një jaht që i përket Igor Sechin, shefit ekzekutiv të kompanisë shtetërore ruse të energjisë Rosneft, si pjesë e sanksione...

14:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI