Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

"Do kem çfarë t’u tregoj fëmijëve të mi, ylli ukrainas i tenisit i bashkohet ushtrisë

Lapsi.al 3 March 2022
"Do kem çfarë t’u tregoj fëmijëve të mi,

Sergiy Stakhovsky, një ish profesionist ukrainas i tenisit ka vendosur të lërë familjen e tij për të luftuar kundër Rusisë. Tenisti tha për CNN, se vendosi të kthehej në vendin e tij sepse do të donte Ukraina të ishte ende në hartë.

“Nuk ishte një vendim i lehtë… Nëse do të qëndroja në shtëpi, do të ndjeja faj që nuk u ktheva. Dhe tani që jam këtu, ndihem fajtor që i lashë në shtëpi,” tha ai.

Ai shtoi se një tjetër arsye pse vendosi të luftonte eshtë sepse në të ardhmen, do të këtë një histori për t’u treguar fëmijëve të tij.

“Unë kam lindur këtu, gjyshërit e mi janë varrosur këtu. Dhe unë do të doja të kisha një histori për t’u treguar fëmijëve të mi. Nëse do të qëndroja në shtëpi dhe Ukraina do të dështonte, atëherë nuk do të kishte Ukrainë, madje as në librat e historisë “tha ai.

Tenisti shtoi se gënjeshtrat e presidentit rus do të shndërrohen në libra historie.

Të këshilluara

Franca sekuestron jahtin e oligarkut rus

Autoritetet franceze kanë sekuestruar një jaht që i përket Igor Sechin, shefit ekzekutiv të kompanisë shtetërore ruse të energjisë Rosneft, si pjesë e sanksione...

14:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI