Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Lufta në Detin e Zi mes Ukrainës dhe Rusisë, goditet anija e një shteti tjetër

Lapsi.al 3 March 2022
Lufta në Detin e Zi mes Ukrainës dhe Rusisë, goditet anija e

Një raketë ose bombë e ka goditur një anije mallrash në pronësi të Bangladeshit në portin ukrainas Olvia të Detit të Zi, duke vrarë një nga anëtarët e ekuipazhit, ndërsa po bëhen përpjekje për t’i shpëtuar të tjerët nga anija, tha të enjten pronari i anijes shtetërore, shkruan The Guardian.

“Anija u sulmua dhe një inxhinier u vra”, tha për Reuters Pijush Dutta, drejtor ekzekutiv i Bangladesh Shipping Corp.

“Nuk është e qartë nëse ishte bombë apo raketë apo cila anë e nisi sulmin. 28 anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë të padëmtuar”, tha ai pa dhënë detaje të mëtejshme.

Anija “Banglar Samriddhi” me flamurin e Bangladeshit ishte bllokuar në portin e Olvias pasi pushtimi rus i Ukrainës filloi më 24 shkurt dhe është goditur nga një raketë, tha më herët një zyrtar i ministrisë së jashtme të Bangladeshit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI