Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Banorët mbeten pa ujë e drita, rusët bllokojnë qytetin ukrainas

Lapsi.al 3 March 2022
Banorët mbeten pa ujë e drita, rusët bllokojnë qytetin

Autoritetet në Mariupol kanë akuzuar Rusinë për sulm të qëllimshëm të infrastrukturës të qytetit jugor të Ukrainës, për të ushtruar presion mbi banorët e vendit.

“Përsëri jemi pa drita, pa ujë, pa ngrohje”, thanë zyrtarët lokalë të qytetit, shkruan BBC.

“Po shterojnë furnizimet ushqimore, pasi rusët kanë vendosur bllokada në pikat hyrëse të qytetit”, shtuan zyrtarët.

Qyteti i Mariupolit ka një port strategjik në Detin Azov, që është ende në duart e Ukrainës dhe po ashtu është i rrethuar nga forcat ruse dhe pro-ruse. Ky port ka qenë në shënjestër të bombardimeve të vazhdueshme këtë mëngjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI