Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Hungaria nuk do të vendosë veton për sanksionet kundër Rusisë

Lapsi.al 3 March 2022
Hungaria nuk do të vendosë veton për sanksionet kundër

Hungaria nuk do të përdor veton kundër sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë lidhur me sulmin që ky shtet po i bën Ukrainës. Kryeministri, Viktor Orban, tha se uniteti i bllokut 27-anëtarësh është parësor duke pasur parasysh luftën në Ukrainë. Këtë javë, Hungaria iu bashkua një nisme të tetë liderëve të BE-së për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën fqinje, por Hungaria anëtare e NATO-s ka refuzuar transportin e armëve vdekjeprurëse përmes territorit të saj për në Ukrainë. 58-vjeçari Orban përballet me zgjedhjet në pak më shumë se katër javë, por fushata e tij është komplikuar nga rritja e inflacionit, një ngrirje e financimit të BE-së për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi standardet demokratike dhe pasojat nga lufta në Ukrainë.

“Ne e dënojmë sulmin rus, pasi ata kanë nisur një luftë kundër Ukrainës”, tha Orban për faqen e lajmeve mandiner.hu në një intervistë të botuar të enjten.“Palët duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur. E gjithë Europa duhet të punojë për paqen”, shtoi ai.

Orban, i cili është kritikuar ashpër nga opozita hungareze për lidhjet e tij miqësore me Moskën, tha se lidhjet e Hungarisë me Rusinë kanë qenë "të balancuara dhe të drejta" deri në të kaluarën shumë të afërt, por lufta ka krijuar një situatë të re. Ai shtoi megjithatë se nuk kishte asnjë arsye për të ndërprerë lidhjet energjetike me Rusinë. Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt megjithëse kishte mohuar planet për pushtim për javë të tëra. Sulmi ndaj Ukrainës u pasua me sanksione të ashpra nga vendet perëndimore për Rusinë./REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI