Flash

Ushtria e Ukrainës thirrje nënave ruse: Ejani në Kiev dhe merrni fëmijët tuaj ushtarë të zënë rob

Lapsi.al 2 March 2022
Ushtria e Ukrainës thirrje nënave ruse: Ejani në Kiev dhe merrni

“Mami, djali yt rob po të pret”. Ky është slogani i Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë, që njofton familjet e rusëve për t’i marrë të dashurit e tyre sërish në shtëpi.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt zemrave të nënave, edhe një herë, Kievi po përpiqet gjithashtu të ushtrojë presion mbi tërheqjen spontane të trupave armike. “Ne ukrainasit, ndryshe nga fashistët e Putinit, nuk luftojmë me nënat dhe fëmijët e tyre të burgosur: ne po ju presim në Kiev, ku djali juaj do t’ju kthehet”. 

Mesazhi është më se i qartë dhe është pjesë e fushatës që po zhvillon Ukraina, që po ndihet si e pushtuar nga vëllezërit.

Shumë imazhe të tjera të ushtarëve të rinj të kapur çdo ditë transmetohen në kanalet zyrtare të Ukrainës, për t’i lejuar ata që presin në shtëpi t’i njohin ato, në një fushatë që shpesh çon në propagandën më mizore nga të dyja palët.

Që në ditën e parë të pushtimit, qeveria ukrainase u kishte bërë thirrje nënave ruse që të kujtonin fëmijët e tyre ose t’i pengonin disi të shkonin në front për të luftuar. Që në momentin e parë u aktivizua edhe një numër pa pagesë për familjet ruse për të mësuar fatin e fëmijëve të tyre, të rënë apo të kapur.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI