Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ukraina i kërkon armë SHBA-së: Duhen tani!

Lapsi.al 2 March 2022
Ukraina i kërkon armë SHBA-së: Duhen tani!

Ministri i Jashtëm i Ukrainës i ka kërkuar. Dimitri Kuleba, gjatë një bisede telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, ka kërkuar më shumë armë nga SHBA. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri Kuleba, i cili përmes një postimi në twitter ka zbardhur bisedën e tij me Blinken.

‘Pata një telefonatë me @SecBlinken për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë derisa ajo të ndalojë luftën e saj kundër Ukrainës dhe të tërheqë forcat e saj. Përpjekjet e koordinuara për të parandaluar shmangien e sanksioneve. Theksova: Ukraina ka nevojë për dërgesa shtesë të armëve, veçanërisht për Forcën tonë Ajrore, tani’, shkruan në postimin e tij Kuleba.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI