Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Zyrtari ukrainas jep alarmin: Trupat bjelloruse u futën në Ukrainë!

Lapsi.al 1 March 2022
Zyrtari ukrainas jep alarmin: Trupat bjelloruse u futën në

Pavarësisht pretendimeve të Aleksandër Lukashenkos se trupat ushtarake të vendit të tij nuk do të përfshihen në pushtimin ndaj Ukrainës, zyrtarët ukrainas pretendojnë të kundërtën.

Një zyrtar lokal, Vitaly Kirilov, u shpreh se trupat bjelloruse kishin hyrë në rajonin e Chernihiv, raportuan mediat ukrainase.

Më herët gjatë ditës, presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, deklaroi se Bjellorusia nuk ka plane për të marrë pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Madje, shtoi se as nga Rusia nuk kishte marrë as ndonjë kërkesë të tillë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI