Flash

Fotot/ Putin e ka fshehur familjen në një vilë antibërthamore në Siberi

Lapsi.al 1 March 2022
Fotot/ Putin e ka fshehur familjen në një vilë

Vladimir Putin i ka zhvendosur anëtarët e familjes së tij një një vilë nëntoksore kundër sulmeve bërthamore në Siberi. "Ky bunker gjigand anti nuklear është krijuar për t'i mbijetuar një lufte bërthamore', ka thënë profesori rus,

Valery Solovey, 61 vjeç. Ai pretendon se Putini e ka dërguar familjen e tij në një bunker bërthamor në malet Altai.

Një ish-profesori i Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare (MGIMO), një strehë për aspirantë diplomatë dhe spiunë të nivelit të lartë,  ka pretenduar më parë se Putin vuante nga probleme mjekësore që janë mbajtur të fshehura nga publiku.

Disa në Moskë e hedhin poshtë Solovey-n duke e trajtuar si një konspiracionist ose thjeshtë mashtrues, por javën e kaluar ai u mor në pyetje për shtatë orë nga autoritetet ruse mbi akuzat që ai bëri për gjendjen mjekësore dhe mendore të Putinit. Atij iu kontrollua shtëpia dhe iu sekuestruan disa sende elektronike nga policia. Solovey u lirua më vonë, por çështja nuk u mbyll.

Pretendimi vjen pasi Rusia po bombardon Kievin me sulme raketore, duke bërë që të ngrihen akuza se Putini po kryen krime lufte pasi ka goditur me bomba shkatërruese mbi civilët e pambrojtur.

Daily Mail/ Lapsi.al

Stacioni Altayskoye, i ndërtuar nga Gazprom, në malet Altai. Kompleksi ku gjendet një nga daçat personale të Putinit

Solovey prétendon se familja e Putinit u zhvendos në një bunker të madh nëntokësor të vendosur në malet Altai (stacioni Altayskoye Podvorie në foto)

Solovey nuk i identifikoi anëtarët e familjes së Putinit që dyshohet se ishin dërguar në bunker, por më parë pretendoi se gjimnastja ritmike, fituese e medaljes së artë olimpike, Alina Kabaeva, 38 vjeçe, është gruaja sekrete e liderit rus (foto Putin dhe Kabaeva në Kremlin)

Putine ka dy vajza të rritura Maria Vorontsova, 36 vjeç (në foto në qendër), një gjenetiste dhe Katerina Tikhonova, 35, një kërcimtare e kthyer në matematikane.

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI