Flash

Qytetarët rusë kundra urdhrave të Kremlinit: Nuk e mbështesim luftën, është e tmerrshme

Lapsi.al 25 February 2022
Qytetarët rusë kundra urdhrave të Kremlinit: Nuk e

Teksa prej dy ditësh Rusia i ka shpallur luftë Ukrainës, të shumë kanë qenë zërat që nuk kanë mbështetur vendimin e presidentit Vladimir Putin. Qytetarët rusë janë shprehur kundër sulmit, ndërsa shumë prej tyre protestuan dje në rrugët e më shumë se 50 qyteteve, pavarësisht kërcënimit se do të akuzoheshin për tradhti.

Mijëra protestues marshuan ndërsa hodhën kritika të forta kundër Putinit, ndërkohë që një grua shpërtheu në lot. “Nuk mund të ndaloj së qari”, tha ajo, ndërkohë që një tjetër protestuese u shpreh: "Shumica e rusëve nuk e mbështesin këtë. Është e tmerrshme".

Ata guxuan të flisnin pavarësisht se u përballën me arrestime dhe burgosje apo me sinjalizimin e Kremlinit, se ‘Komentet negative’ për pushtimin e Putinit në Ukrainë do të trajtoheshin si ‘tradhti’.

Këto nuk i penguan qytetarët rusë që të shprehnin zemërimin e tyre edhe në rrjetet sociale.

Dmitry Muratov, redaktori i gazetës opozitare të vetme ruse, kundër Putinit, fitues edhe i Çmimit Nobel për Paqen tha; "Ne nuk e njohim Ukrainën si një armik".

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI