Flash

Ministri i Jashtëm i Rusisë: Ukraina të dorëzohet! Asnjë shans të bisedojmë me Presidentin Zelensky

Lapsi.al 25 February 2022
Ministri i Jashtëm i Rusisë: Ukraina të dorëzohet!

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyi, “ka humbur të gjitha mundësitë” për të diskutuar me Moskën për sigurinë rajonale, ndërkohë që trupat ruse kanë vazhduar operacionet ushtarake kundër qyteteve ukrainase.

Në një konferencë për media më 25 shkurt, Lavrov ka thënë se Zelenskyi “gënjen” për gatishmërinë e tij që të zhvillojë bisedime me Moskën, në mënyrë që të parandalojë humbjen e jetëve.

Ai ka shtuar se Moska do të zhvillojë bisedime me Ukrainën, vetëm pasi Ukraina të ndalë rezistencën ushtarake ndaj ushtrisë ruse.

“Ne jemi të gatshëm të zhvillojmë bisedime sapo forcat e armatosura të Ukrainës t’i përgjigjen thirrjes së presidentit tonë: të ndalin rezistencën dhe t’i ulin armët. Askush nuk do t’i sulmojë ata, askush nuk do t’i mundojë, le të kthehen nëpër familjet e tyre”, ka thënë Lavrov.

Lexo më tej: Pushtimi i Rusisë në Ukrainë/ Gjithçka që dimë deri tani (FOTO&VIDEO) 

Ministri rus ka thënë po ashtu se “askush nuk planifikon të pushtojë Ukrainën”, duke përsëritur pretendimin e presidentit rus, Vladimir Putin se qëllimi i pushtimit të Ukrainës është “çmilitarizimi dhe denazifikimi” i Ukrainës.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI