Flash

Prag lufte/ Macron tjetër bisedë telefonike me Putin, zgjat më shumë se 1 orë

Lapsi.al 12 February 2022
Prag lufte/ Macron tjetër bisedë telefonike me Putin, zgjat më

Në një përpjekje të radhës për uljen e tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë presidenti francez Emmanuel Macron pati një bisedë telefonike që zgjati afro 1 orë e 40 minuta me homologun e tij rus Vladimir Putin. Sipas presidencës franceze të dy presidentët diskutuan rrugë të ndryshme për të vazhduar zbatimin e Marrëveshjeve të Minskut dhe vazhduan diskutimin e tyre mbi kushtet për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë. Kreu i shtetit francez i tha sot presidentit rus se një “dialog i sinqertë nuk është në përputhje me një përshkallëzim (ushtarak)” në kufirin ukrainas. Presidenti francez “përcolli gjithashtu shqetësimet e partnerëve dhe aleatëve të tij evropianë”, thuhet në deklaratën e presidencës franceze.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peshkov, nuk dha detaje të mëtejshme mbi thirrjen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI