Flash

TV francez "C News": Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Televizioni francez me prirje te djathta, pronë e miliarderit Vincent Bolloré i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri. «Revolucioni i flamingove rozë» është shndërruar në një mobilizim të qëndrueshëm. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë më tej? Pyet gazetari Romain Gerand

16:52

Edhe Berlini iu bën thirrje gjermanëve të largohen nga Ukraina

Lapsi.al 12 February 2022
Edhe Berlini iu bën thirrje gjermanëve të largohen nga Ukraina

Në sfondin e ashpërsimit të konfliktit mes Rusisë e Ukrainës, Ministria e Punëve të Jashtme në Berlin u drejtohet gjermanëve të largohen nga Ukraina. Edhe vende të tjera u bënë thirrje për largim qytetarëve.

lufte ukraine

Nga njëra ane, shtetet perëndimore vazhdojnë të kërkojnë rrugën diplomatike me Rusinë, nga ana tjetër po bëhen përgatitje, nëse situata shkallëzohet deri në shpërthim sulmesh.

Ministria e Punëve të Jashtme paralajmëroi të shtunën, se “tensionet me Rusisë dhe Ukrainës janë shtuar ndjeshëm në ditët e fundit para prezencës masive dhe lëvizjeve të trupave ruse. Nuk përjashtohet një përplasje ushtarake.”

“Nëse aktualisht ndodheni në Ukrainë, verifikoni nëse prania juaj është detyrimisht e domosdoshme aty. Nëse jo, largohuni pa vonesë”, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme gjermane në një deklaratë të shtunën (12.02.)

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock u shpreh të shtunën, se po shohim shkallëzim të situatës në Ukrainë. “Po vazhdojnë të gjitha përpjekjet për një zgjidhje, por ajo theksoi se duhet të jemi të përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm në lidhje me Ukrainën.”

Pas paralajmërimeve të mëparshme nga qeveria amerikane për sulm të mundshëm rus, SHBA, por edhe vende të tjera si Britania e Madhe, Danimarka, Letonia, Estonia u kanë drejtuar thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina. Të shtunën edhe Holanda iu drejtua qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina.

Edhe ambasada gjermane në Kiev do të mbetet e mbyllur. Konsulli i përgjithshëm gjerman në Dnipro do të kalojë në Lviv, zyrtarët gjermanë duhet të largohen nga vija e kontaktit mes trupave qeveritare ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia. Deri më tani MPJ kishte dhënë vetëm një paralajmërim udhëtimi për Ukrainën.

Të hënën është planifikuar një vizitë e kancelarit gjerman, Olaf Scholz (SPD) në Ukrainë. Të martën Scholz për herë të parë viziton Rusinë si kancelar i Gjermanisë, ku do të takohet me presidentin Putin. Të shtunën, presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti Putin pritet të bisedojnë sërish për konfliktin në Ukrainë. Telefonata tjetër e Putinit të shtunën zhvillohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI