Një fshat “fantazmë” që është shfaqur pasi thatësira ka zbrazur një digë në kufirin spanjoll-portugez, po tërheq turma turistësh në rrënojat e frikshme gri.
Rezervuari është në 15% të kapacitetit prandaj detajet e jetës në vitin 1992, kur fshati Aceredo në rajonin veriperëndimor të Galicia-s në Spanjë u përmbyt për të krijuar rezervuarin Alto Lindoso, po zbulohen edhe një herë, raporton Guardian.

María del Carmen Yañez, kryetarja e këshillit më të madh të Lobios, pjesë e të cilit është Aceredo, fajësoi mungesën e shiut në muajt e fundit, veçanërisht në janar, por edhe "shfrytëzimin mjaft agresiv" nga njësia e energjisë e Portugalisë.


“Është sikur jam duke parë një film. Kam një ndjenjë trishtimi”, tha për Guardian pensionisti 65-vjeçar Maximino Pérez Romero, nga A Coruña. “Mendoj se kështu do të ndodhë me kalimin e viteve për shkak të thatësirës dhe gjithë kësaj, me ndryshimet klimatike.”