Flash

Stoltenberg: Ka rrezik për një konflikt të armatosur në Evropë

Lapsi.al 11 February 2022
Stoltenberg: Ka rrezik për një konflikt të armatosur në

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të premten vizitoi një bazë ajrore ushtarake në Rumani, që është nikoqire e afro 1,000 trupave amerikane, që janë dislokuar në këtë shtet si pjesë e përpjekjeve të aleancës për të forcuar krahun lindor, pas rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës. Stoltenberg, që u takua në bazën ajrore Mihail Kogalniceanu, me presidentin rumun Klaus Iohannis dhe zyrtarë të tjerë të lartë, tha se “ka rrezik për një konflikt të armatosur në Evropë”.

“Ne nuk kemi siguri lidhur me atë që do të ndodhë. Prandaj ne i bëjmë thirrje Rusisë që ta shtensionojë situatën”, tha Stoltenberg për gazetarët.

Vizita e Stoltenbergut në Rumani po ndodh në të njëjtën ditë kur karvanët e ushtrisë amerikane, me pajisje ushtarake erdhën në këtë bazë rumune. Shtetet e Bashkuara po rivendosin 1,000 trupa nga Gjermani në Rumani, pasi zyrtarët amerikanë kanë frikë se Rusia shumë shpejt do ta pushtojë Ukrainën. Trupa të NATO-s po ashtu janë dislokuar në Poloni. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën dhe ka kryer një sërë manovrash ushtarake në rajon. Por, Moska thotë se nuk ka plane që ta pushtojë Ukrainën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI