Flash

TV francez "C News": Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Televizioni francez me prirje te djathta, pronë e miliarderit Vincent Bolloré i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri. «Revolucioni i flamingove rozë» është shndërruar në një mobilizim të qëndrueshëm. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë më tej? Pyet gazetari Romain Gerand

16:52

Lidhjet me Tajvanin, Kina rrit konfliktin tregtar me Lituaninë

Lapsi.al 11 February 2022
Lidhjet me Tajvanin, Kina rrit konfliktin tregtar me Lituaninë

Pekini ka rritur konfliktin tregtar me Lituaninë për shkak se ky shtet i Baltikut është duke zgjeruar lidhjet me Tajvanin. Doganat kineze kanë vënë ndalesë në importet e mishit, produkteve të qumështit dhe alkoolit me këtë vend anëtar të BE-së, kanë thënë zyrtarë të Pekinit të premten. Ky përshkallëzim vjen pasi Bashkimi Evropian ka nisur një rast kundër Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë, lidhur me kufizimet tregtare që Pekini tashmë ka vendosur ndaj Lituanisë.

Doganat kineze nuk kanë dhënë arsye për ndalesën në importet e mishit. Megjithatë, gazeta e Hong Kongut, South China Morning Post, ka cituar një letër nga doganat se autoritetet e Lituanisë nuk kanë ofruar informacione të mjaftueshme për produktet e mishit dhe qumështit. Eksportuesit e Lituanisë kanë raportuar më herët se janë larguar nga sistemi kinez i doganave dhe nuk kanë qenë në gjendje të dërgojnë furnizime.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Tajvanit, Joanne Ou, i ka përshkruar sanksionet ekonomike të Pekinit ndaj Lituanisë si “të neveritshme” dhe si “përçarje të rregullave globale dhe rregullit të tregtisë”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, ka thënë se Lituania “duhet të përballet me faktet, të rregullojë gabimet e veta dhe zbatojë parimin e një Kine, në vend q të hutohet nga e drejta dhe e gabuara”.

Kina është zemëruar me Lituaninë, e cila i ka mundësuar Tajvanit të hapë një zyrë përfaqësuese me emrin e tij në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius. Pekini veçse ka zvogëluar marrëdhëniet diplomatike me Lituaninë në muajin nëntor, duke tërhequr ambasadorin e tij dhe duke u përfaqësuar vetëm me një të ngarkuar me punë prej atëherë. Pekini e konsideron Tajvanin si pjesë të Republikës Popullore të Kinës dhe jo vend të pavarur, andaj synon ta izolojë atë në skenën ndërkombëtare.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI