Flash

TV francez "C News": Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Televizioni francez me prirje te djathta, pronë e miliarderit Vincent Bolloré i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri. «Revolucioni i flamingove rozë» është shndërruar në një mobilizim të qëndrueshëm. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë më tej? Pyet gazetari Romain Gerand

16:52

Ushtria e frikshme ruse në veprim, shikoni pamjet që vijnë nga manovrat pranë Ukrainës (VIDEO)

Lapsi.al 10 February 2022
Ushtria e frikshme ruse në veprim, shikoni pamjet që vijnë nga

Rusia filloi të enjten stërvitjet ushtarake në Bjellorusi, ndërsa Britania nisi përpjekjet e reja diplomatike mbi krizën rreth Ukrainës, duke paralajmëruar Moskën se lufta me fqinjin e saj do të ishte katastrofike për Rusinë, Ukrainën dhe Europën.

Pamjet e publikuara nga ministria ruse e Mbrojtjes të enjten shfaqën tanke dhe sisteme raketash që po përdoren në stërvitje si dhe avionë ushtarakë në vendndodhjen e paidentifikuar të stërvitjeve në Bjellorusi.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë Ukrainën pas grumbullimit të trupave pranë kufijve të saj dhe kanë akuzuar Moskën për rritjen e tensioneve duke mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake në Bjellorusi, ndërsa NATO thotë se është dislokimi më i madh i trupave që nga Lufta e Ftohtë.

Rusia mohon planifikimin e një sulmi dhe thotë se ka të drejtë të lëvizë trupat e saj, siç e sheh të arsyeshme në territorin e saj dhe atë të aleatëve, sipas marrëveshjes mës tyre. Ajo thotë se stërvitjet e saj ushtarake janë të natyrës mbrojtëse.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha javën e kaluar se Rusia pritej të vendoste 30,000 trupa në Bjellorusi, forcat e operacioneve të psoacmë Spetsnaz, avionë SU-35, sisteme të mbrojtjes ajrore S-400 dhe raketat Iskander me aftësi që të bartin koka bërthamore.

Ukraina filloi të enjten stërvitjet e saj që do të zgjasin sa ato të Rusisë, deri më 20 shkurt.

Forcat ukrainase, numri i të cilave nuk është bërë i ditur, do të përdorin dronët Bayraktar dhe raketat antitank Javelin dhe NLAW, të siguruara nga partnerët e saj. Kievi do të marr një dërgesë shtesë të ndihmës ushtarake amerikane më vonë të enjten./VOA

Të këshilluara

Suedia shfuqizon të gjitha masat anti-Covid

Suedia ka shfuqizuar të gjitha masat epidemiologjike, duke i dhënë fund testimit masiv pa pagesë për COVID-19 si dhe ka hapur të gjithë kufijtë për qytetarët e ...

13:06

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI