Flash

Koreja e Veriut lëshon raketa të reja balistike

Lapsi.al 17 January 2022
Koreja e Veriut lëshon raketa të reja balistike

Dy raketa balistike të tjera bëhet me dije se janë lëshuar nga Koreja e Veriut këtë të hënë, në detin në lindje të Gadishullit Korean.

Lajmi është bërë me dije se nga ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut, ku theksohet se është testi i katërt raketor në këtë moment të kryer nga vendi i Azisë, i cili ka një arsenalin bërthamor.

“Koreja e Veriut duket se ka lëshuar një raketë që mund të ketë qenë një raketë balistike”, tha një zëdhënës i Rojes Bregdetare Japoneze, duke iu referuar njërës, pa dhënë detaje mbi orbitën e saj. Rojet bregdetare japoneze, është shprehur se predha me sa duket ra në det menjëherë pasi u lëshua.

Ndërkohë kujtojmë se, Koreja e Veriut lëshoi ​​dy raketa të rregullta të drejtuara nga një tren. Ai kishte kaluar tashmë dy teste të tjera, në datat 5 dhe 11 janar. Sipas Phenianit, raketat supersonike u testuan në këto dy rastet e para.

Koreja e Veriut ka një “të drejtë ligjore” për të forcuar mbrojtjen e saj, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për agjencinë zyrtare të lajmeve KCNA.

Pavarësisht nga një sërë sanksionesh ndërkombëtare, Pheniani ka dyfishuar përpjekjet e tij për të modernizuar ushtrinë e tij, duke refuzuar t’u vërë veshin thirrjeve që Uashingtoni të rifillojë negociatat.

Gjatë një takimi të Partisë së Punëtorëve në pushtet të Koresë muajin e kaluar, udhëheqësi Kim Jong Un u zotua të vazhdojë zhvillimin e aftësive ushtarake të Koresë së Veriut.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI