Flash

Sulmohet me raketa ambasada amerikane në Bagdad

Lapsi.al 14 January 2022
Sulmohet me raketa ambasada amerikane në Bagdad

Ambasada amerikane në Irak është sulmuar mbrëmjen e së enjtes me raketa. Të paktën 3 prej tyre ranë brenda perimetrit të ambasadës, ndërsa një tjetër ra në një shkollë aty pranë, duke lënë të plagosur 3 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë.

Associated Press raportoi se dyshohet që raketat u lëshuan nga lagjja Dora në Bagdad. Ambasada reagoi duke konfirmuar sulmin që pretendohet se erdhi nga grupe terroriste që tentojnë të minojnë sigurinë, sovranitetin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Irakut. Ky është rasti i fundit i një serie sulmesh me raketa dhe dron ndaj amerikanëve në Irak që prej fillimit të këtij vitit. Grupe shiite, pro Iranit, janë zotuar për vrasjen e gjeneralit iranian Qassim Soleimani.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI