Flash

Shkencëtarët paralajmërojnë: Pas Omicron, prisni variante të tjera të COVID

Lapsi.al 16 January 2022
Shkencëtarët paralajmërojnë: Pas Omicron, prisni variante

Omicron si duket nuk do të jetë varianti i fundit i COVID. Ekspertët po paralajmërojnë se mund të dalin variante të tjera të COVID.

“Sa më shpejt të përhapet Omicron, aq më shumë mundësi ka për mutacion, potencialisht duke çuar në më shumë variante”, tha Leonardo Martinez, një epidemiolog i sëmundjeve infektive në Universitetin e Bostonit.

“Janë infeksionet më të gjata dhe të vazhdueshme që duken të jenë bazat më të mundshme për rritjen e varianteve të reja”, tha Stuart Campbell Ray, një ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin Johns Hopkins.

Paralajmërimet vijnë pasi nuk ka asnjë garanci që variantet e mëvonshme do të shkaktojnë sëmundje më të lehta ose se vaksinat ekzistuese do të funksionojnë kundër tyre.

Nuk është e qartë se si mund të duken variantet e mëvonshme ose si mund të ndikojnë në pandeminë, paralajmërojnë ekspertët.

Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftoi se rreziku i vdekjes dhe shtrimeve në spital nga varianti Omicron i COVID-19 është “më i ulët” në krahasim me variantin Delta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoresha e CDC, dr. Rochelle Ëalensky në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë vuri në dukje se pavarësisht që varianti Omicron i COVID-19 është përhapur me shpejtësi në javët e fundit, normat e shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga ky variant janë “më të ulëta” në krahasim me variantin Delta.

Ëalensky ndau mesataren e rasteve për 7 ditët e fundit ku ajo tha se numri i rasteve pozitive është rritur me 60 për qind në krahasim me javën e kaluar duke arritur në rreth 240 mijë raste ditore dhe se shtrimet në spital kanë arritur në 9 mijë me një rritje prej 14 për qind.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI