Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Reforma elektorale në SHBA, Biden kërkon ndryshim të rregullave të Senatit

Lapsi.al 12 January 2022
Reforma elektorale në SHBA, Biden kërkon ndryshim të rregullave

Presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje për ndryshim historik në rregullat e Senatit, teksa kërkon të reformojë ligjet elektorale në vend.

Në një fjalim të pasionuar në shtetin jugor të Georgia, pranë varrit të Martin Luther King, ai tha se mbështeste ndryshimet që do të lejonin miratimin e propozimit për të drejtën e votës, pa përkrahjen e opozitës republikane.

Kundërshtitë nga 2 senatorë brenda partisë së tij po pengojnë planet e Biden dhe asnjë republikan nuk i ka mbështetur ato.

Një shumicë prej 60 për qind është e nevojshme për aprovimin e shumicës së legjislacioneve në Senat dhe me Kongresin e ndarë 50 me 50, projektligjet elektorale të Biden duken ta kenë rrugën e mbyllur.

Presidenti Biden mbrojti të drejtën për të votuar në zgjedhje të lira, të drejta dhe të sigurta e të panjollosura nga manipulimet partiake.

Pas përpjekjes së dështuar për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në 6 janar të 2021-shit, republikanët që ende janë nën ndikimin e Trump, po riorganizohen në mbështetje të ligjeve që sipas demokratëve ndërlikojnë pjesëmarrjen e votuesve të kundërshtarëve të mundshëm në shtete të caktuara.

Për të shmangur këtë, demokratët kanë prezantuar disa ligje në nivel federal, që do të pengonin shtetet të kufizonin votimin me postë apo në mungesë, dhe do të ndalonin ripërcaktimin e distrikteve, me qëllimin për të penalizuar zgjedhësit e pakicës.

Por republikanët në Kongres i kanë kundërshtuar tërësisht masat, duke thënë se secili nga 50 shtetet amerikane duhet të vazhdojë të vendosë rregullat e veta, duke përfshirë orarin e votimit, afatin kohor të votimit të parakohshëm dhe se në çfarë mase lejohet votimi me postë.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI