Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Portret i David Sassolit të ndarë sot nga jeta/ Nga prezantues televiziv në krye të Parlamentit Evropian

Lapsi.al 11 January 2022
Portret i David Sassolit të ndarë sot nga jeta/ Nga prezantues

Italiani David Sassoli, i cili vdiq sot në moshën 65-vjeçare, kryesoi Parlamentin Europian që nga viti 2019, mandat i fituar për habinë e të gjithëve nga ky ish-gazetar që hyri në politikë 10 vjet më parë.

Jo i prirur për shpërthime, por duke i ruajtur me kujdes debatet në këtë parlament, ky ish-prezantues televiziv në Itali kishte marrë presidencën e Parlamentit Evropian në përfundim të negociatave mes forcave të mëdha politike dhe qeverive për kryesitë e tre institucioneve evropiane.

Kombësia e tij, partia e tij e grupit socialdemokrat si edhe njohuritë e tij për institucionin, pasi kishte qenë një nga nënkryetarët gjatë legjislaturës së mëparshme, e kishin shndërruar Sassolin në njeriun e situatës.

Ai e pa mandatin e tij prej dy vitesh e gjysmë të rënduar nga kriza shëndetësore e Covid-19.

Por, aftësia e tij e organizimit, me një sistem votimi në distancë dhe zotësia për t’i rezistuar presionit francez për të rikthyer zyrtarët e zgjedhur në Strasburg, selia e Parlamentit, fituan respektin e institucionit.

Në shenjë solidariteti në mes të një pandemie, ai vuri në dispozicion ambientet e shkreta të Parlamentit, si në Strasburg ashtu edhe në Bruksel, për përgatitjen e vakteve për familjet në nevojë dhe për ngritjen e një qendre depistuese për Covid-19.

I shëruar nga leucemia, shëndeti i tij ishte thembra e Akilit.

Duhanpirës i madh dhe me natyrë të butë, ai u shtrua në spital në gjendje të rëndë shtatorin e kaluar, për shkak të pneumonisë që e kishte mbajtur larg Parlamentit për disa javë.

Më 26 dhjetor, ai u shtrua sërish në spital për shkak të një ndërlikimi të rëndë të mosfunksionimit të sistemit imunitar.

I lindur më 30 maj 1956 në Firence, David Sassoli zgjodhi gazetarinë pasi studioi Shkencat Politike.

Filloi të bashkëpunonte me gazeta dhe agjenci të vogla lajmesh, më pas, në vitin 1992, iu bashkua RAI-t, kanalit publik radioteleviziv, ku u bë një nga prezantuesit më të njohur.

Dashuria me shikim të parë për politikën erdhi në vitin 2009, kur ish-kryetari i majtë i Romës, Walter Veltroni, organizoi bashkimin e dy partive kryesore të majta dhe të qendrës së majtë, një projekt të cilit iu bashkua David Sassoli, çka solli lindjen e Partisë Demokratike (PD).

Kandidat për zgjedhjet europiane, ai u zgjodh në një listë të PD-së me më shumë se 400 000 vota, sukses i cili e largoi përfundimisht nga ekranet dhe që nisi karrierën e tij politike në Parlament.

Kreu i delegacionit të PD-së brenda këtij institucioni, ai tentoi një depërtim në skenën politike kombëtare duke kandiduar për zgjedhjet paraprake të kësaj partie për postin e kryetarit të bashkisë së Romës në vitin 2013, por u kalua nga Ignazio Marino i cili do të zgjidhej më vonë kryetar bashkie.

Që nga kjo përpjekje e dështuar, ky baba i dy fëmijëve i është përkushtuar asamblesë evropiane.

I rizgjedhur në vitin 2014, ai u bë nënkryetar i parlamentit i ngarkuar me buxhetin dhe politikën euro-mesdhetare.

Ai pati autorësinë e reformës më të rëndësishme hekurudhore të Bashkimit Evropian – ligjit evropian Sassoli-Dijksma – i cili u miratua në 2017 pas tre vjet negociatash të ndërlikuara për hapjen ndaj konkurrencës të tregjeve kombëtare të transportit të pasagjerëve.

Ai tha se nuk e kishte braktisur plotësisht karrierën e tij si gazetar dhe ende bashkëpunonte me të përditshme dhe revista të ndryshme.

Ai ishte autori në vitin 2013, së bashku me Francesco Saverio Romano, i një libri për rrëmbimin e Aldo Moros, në pranverën e vitit 1978.

”Asgjë nuk është e mundur pa njerëzit, asgjë nuk është e qëndrueshme pa institucionet”, kishte deklaruar ai para zgjedhjes së tij për kolegët deputetë, duke cituar fjalinë e Jean Monnet, një prej baballarëve themelues të BE-së./ (Nga Marie Julien dhe Ljubomir Milasin)

(Atsh)

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI