Flash

Pfizer po zhvillon vaksinë që shënjestron Omicronin

Lapsi.al 11 January 2022
Pfizer po zhvillon vaksinë që shënjestron Omicronin

Kompania amerikane, Pfizer, është duke zhvilluar një vaksinë me kompaninë partnere nga Gjermania, BioNTech, për të kombinuar vaksinën aktuale kundër koronavirusit me një formulë tjetër, që do të shënjestrojë variantin Omicron të këtij virusi. Shefi ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, ka thënë më 10 janar se formula e re e vaksinës, që do të shënjestrojë Omicronin, do të jetë gati për të fituar miratimin e rregullatorëve amerikanë në muajin mars.

Duke komentuar edhe deklaratat e ekspertëve tjerë, Bourla ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit mund të kthehen në doza të përvitshme, të ngjashme me ato të gripit stinor.

Të vaksinuarit ia dalin më lehtë me Omicronin

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Moderna, Stephane Bancel, ka thënë javën e kaluar se njerëzve mund t’iu duhet edhe një tjetër dozë e vaksinës në vjeshtën e këtij viti. Qeveritë janë duke inkurajuar njerëzit që të vaksinohen dhe në disa raste edhe të marrin doza përforcuese për shkak të varianteve të reja të koronavirusit dhe zvogëlimit të efektit të vaksinave pas një kohe.

Megjithatë, thirrjet për marrje të dozave përforcues në mënyrë të vazhdueshme, mund të kthehen në mision të vështirë, pasi ka persona që refuzojnë të marrin edhe dozat e para, e lëre më dozat shtesë. Të dhënat sugjerojnë se varianti Omicron i koronavirusit përhapet më shpejt se variantet tjera, mirëpo është më pak i ashpër, sidomos për personat e vaksinuar./REL

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI