Flash

Parisi paralajmëron se po kalon koha për arritje të marrëveshjes bërthamore

Lapsi.al 7 January 2022
Parisi paralajmëron se po kalon koha për arritje të

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, është shprehur optimist për ringjallje të marrëveshjes bërthamore me Iranin, mirëpo ka paralajmëruar se “koha po kalon” për negociatorët ndërkombëtarë.

“Vazhdoj të besoj se mund të arrijmë një marrëveshje. Disa copëza përparimi janë arritur në ditët e fundit. Ne jemi nisur në drejtim pozitiv në ditët e fundit, mirëpo koha është bazike, sepse nëse nuk arrihet shpejt një marrëveshje, nuk do të kemi për çfarë të negociojmë”, ka thënë Le Drian për televizionin BFM. Shtetet e Bashkuara, të cilat janë larguar më 2018 nga marrëveshja dhe kanë rikthyer sanksionet ndaj udhëheqësisë iraniane, kanë thënë këtë javë se në rundin e negociatave që kanë nisur më 3 janar, është arritur “përparim modest”.

Ringjallje e marrëveshjes bërthamore apo plan të ri për Iranin?

Bisedimet kanë nisur në fund të vitit të kaluar, pas një pauze, në të cilën është zgjedhur presidenti i ri i Iranit, Ebrahim Raisi. Prej largimit të SHBA-së nga marrëveshja, Irani ka nisur që gradualisht të mos respektojë marrëveshjen. Autoritetet iraniane janë duke insistuar që Shtetet e Bashkuara të heqin të gjitha sanksionet, para se të rikthehen në marrëveshje. Liderët e Perëndimit, që bëjnë thirrje për zbatim të marrëveshjes, u kanë rezistuar afateve specifike kohore, mirëpo kanë paralajmëruar se kanë mbetur “javë dhe jo muaj” për të arritur marrëveshje. Iran ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat e Izraelit dhe Perëndimit se është duke krijuar armë me kapacitet bërthamor./REL

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI