Flash

Izraeli nis testimet me dozën e katërt të vaksinës anti-COVID te stafi shëndetësor

Lapsi.al 27 December 2021
Izraeli nis testimet me dozën e katërt të vaksinës

Një spital në Izrael ka thënë se do të nisë testime në stafin shëndetësor për të kuptuar efektin e dozës së katërt të vaksinës kundër koronavirusit.

Rreth 150 pjesëtarë të stafit mjekësor në Spitalin Shiba afër Tel Avivit do të marrin dozën e katërt të vaksinës së prodhuar nga Pfizer/BioNTech.

Secili prej tyre ka marrë dozën e tretë të vaksinës më 20 gusht.

“Në këtë studim ne do të analizojmë efektin e vaksinës së katërt sa u përket antitrupave, parandalimit të sëmundjes dhe analizimit të sigurisë”, ka thënë Gili Regev-Jochai, drejtore e departamentit për sëmundje infektive.

Sipas spitalit, ky është studimi i parë i këtij lloji në botë.

Në kohën e përhapjes së variantit tejet ngjitës të koronavirusit, Omicron, Izraeli ka bërë të ditur se personat mbi moshën 60-vjeçare duhet të marrin dozën e katërt të vaksinës.

Një panel i ekspertëve qeveritarë ka rekomanduar se punëtorët e kujdesit shëndetësor duhet të vaksinohen për të katërtën herë.

Izraeli është përballur me valën e katërt të infektimeve me këtë virus në muajin nëntor. Megjithatë, së fundmi është rritur numri i personave të infektuar si pasojë e Omicronit.

Ndonëse Izraeli është ndër shtetet që ka zhvilluar më së shpejti fushatën e vaksinimit, vetëm rreth 63 për qind e popullsisë prej 9.3 milionë banorëve kanë marrë të dyja dozat.

Kjo gjë është arsyetuar me faktin se popullsia e Izraelit është relativisht e re dhe një e treta e popullsisë është nën moshën 14-vjeçare. Për të rritur shkallën e vaksinimit, Izraeli tani vaksinon edhe fëmijët nga mosha pesëvjeçare.

Prej shpërthimit të pandemisë, Izraeli ka regjistruar më shumë se 1.36 milion raste të infektimit me koronavirus. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopins, rreth 8,200 persona kanë vdekur me këtë virus në Izrael.

Të këshilluara

Shpëtohen qindra emigrantë në Mesdhe

“Sea Watch 3”, anija gjermane e shpëtimit që lëviz në Mesdhe, brenda tre ditëve ka shpëtuar disa qindra emigrantë nga rreziku në det të hapur. Por sipas IOM, 19...

09:04

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI