Flash

Grabiti një bankë të nivelit të dytë në Komunën e Parisit një javë më parë, arrestohet autori i dyshuar

Lapsi.al 9 November 2026

Grabiti një bankë të nivelit të dytë në

Policia e Tiranës ka arrestuar Robert Dukën, 50 vjeç, nga Vlora, i dyshuar si autor i grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit. Ngjarja ndodhi më 2 nëntor, rreth orës 10:45, kur një person i maskuar hyri në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e një sendi që ngjante me armë zjarri, arriti të marrë 60 mijë euro. 

Fillimisht, autori kërcënoi punonjësin e sigurisë dhe më pas iu drejtua sporteleve, ku mori paratë. Pas grabitjes, ai u largua me një monopatinë elektrike, në drejtim të stadiumit “Selman Stërmasi”. 50-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua nga policia pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI