Flash

Ndërron jetë autori i sulmit me 6 viktima në Poloni, nuk i mbijetoi plagëve të marra nga përleshja me policinë

Lapsi.al 9 November 2026

Ndërron jetë autori i sulmit me 6 viktima në Poloni, nuk i

Ka ndërruar jetë në spital 24-vjeçari polak Michal Oksinski, i dyshuar si autor i sulmit të përgjakshëm në Krakovë të Polonisë. Lajmi është konfirmuar nga policia polake, e cila bëri të ditur se i riu, i cili kishte mbetur i plagosur rëndë gjatë përplasjes me forcat e policisë, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. “Ju informojmë se autori i ngjarjeve tragjike ka ndërruar jetë këtë mëngjes në spital”, njoftoi policia e rajonit të Polonisë së Vogël përmes një postimi në rrjetin social X.

Ndërkohë, autoritetet bënë të ditur se gjendja shëndetësore e personave të tjerë të plagosur mbetet e pandryshuar. Aktualisht, 15 persona vijojnë të marrin trajtim mjekësor në gjashtë spitale të qytetit. Policia polake vijon të ndjekë situatën, ndërsa ngjarja ka tronditur qytetin e Krakovës. Nga sulmi humbën jetën 6 persona, ndërsa më pas u zbulua se ai kishte vrare edhe tre persona te tjere, qe dyshohet se ishin prinderit dhe motra e tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI