Flash

Rusia teston raketat supersonike, Putin: Hap i rëndësishëm për forcimin e sigurisë ruse

Lapsi.al 27 December 2021
Rusia teston raketat supersonike, Putin: Hap i rëndësishëm

Sipas presidentit Vladimir Putin Rusia testoi me sukses disa armë super moderne të teknologjisë supersonike. Shefi i Kremlinit flet për një hap të rëndësishëm për forcimin e sigurisë së Rusisë.

Provat kaluan “me sukses dhe pa gabime”, tha Presidenti Vladimir Putin në një fjalim televiziv. Për Rusinë kjo është “një ngjarje e madhe dhe një hap i rëndësishëm për forcimin e sigurisë ruse dhe përmirësimin e aftësive të saj mbrojtëse”. Putini e sheh vendin e tij të kërcënuar kryesisht nga prania e NATO-s në kufijtë e perëndimorë të Rusisë.

Garë armatimesh

Për shkak të tensioneve të vazhdueshme me perëndimin udhëheqja e Moskës ka shtuar ndjeshëm vitet e fundit arsenalin e saj ushtarak. Putin njoftoi për zhvillimin e raketës supersonike Zircon në shkurt të vitit 2019. Në atë kohë ai tha se raketa, me një rreze veprimi prej 1000 kilometrash, mund të arrijë nëntë herë shpejtësinë e zërit. Raketa u testua për herë të parë në tetor të vitit 2020. Putini i quan raketat supersonike ruse si “të pathyeshme”.

 

Deri tani janë zhvilluar disa prova me raketën Zirkon, si mbiujore nga fregata “Admiral Gorshkov” dhe nënujore nga nëndetësja “Severodvinsk”. Megjithatë deri tani Rusia nuk ka njoftuar për prova me disa raketa Zirkon në të njëjtën kohë.

Sistemet e mbrojtjes nga raketat pa vlerë

Raketat supersonike mund të arrijnë shpejtësi deri pesë herë më të larta se shpejtësia e zërit dhe mund të manovrohen gjatë fluturimit. Ato mund të ndryshojnë lartësinë e tyre në atmosferë dhe të lëvizin në trajektore të paparashikueshme. Këto raketa janë të vështira për t’u dalluar nga sistemet konvencionale të mbrojtjes kundërajrore dhe vështirë se mund të përgjohen, pasi objektivi i tyre dihet vetëm në momentin e fundit.

Për zhvillimin e raketave supersonike ka shpërthyer një garë e re armatimi mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës. Edhe Koreja e Veriut si dhe të paktën katër vende të tjera po punojnë gjithashtu për prodhimin e armëve me teknologji supersonike./DW

Të këshilluara

Shpëtohen qindra emigrantë në Mesdhe

“Sea Watch 3”, anija gjermane e shpëtimit që lëviz në Mesdhe, brenda tre ditëve ka shpëtuar disa qindra emigrantë nga rreziku në det të hapur. Por sipas IOM, 19...

09:04

Ndahet nga jeta ish-Presidenti i Greqisë

Ish-presidenti grek Karolos Papulias, i cili shërbeu dy mandate midis 2005 dhe 2015, vdiq të dielën në moshën 92-vjeçare, tha presidenca greke. Ai lindi në fsha...

11:56

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI